15 Nentor 2022

Teksa më herët u raportua për ndalimin nga policia e Ramzan Rajës, mësohet se është shoqëruar edhe Rexhep Raja, kushëriri i tij dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Ramadan Rajës.

Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara dhe bashkë me dy kushërinjtë Raja është shoqëruar dhe një person i tretë. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.

Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Gazeta Shqip