
Shkencëtarët zbulojnë shkaqet e kraterëve misteriozë në Siberi
25 Shtator 2025
Më shumë se një dekadë pas zbulimit të parë të kraterëve misteriozë në ngricat e përhershme të Siberisë Perëndimore, shkencëtarët po ofrojnë shpjegime të reja për formimin e tyre.
Sipas një studimi të ri të Universitetit të Oslos, shpërthimet spontane të gazit natyror nën tokë lidhen ngushtë me ndryshimet klimatike dhe shkrirjen e ngricës së përhershme.
Krateri i parë u zbulua në vitin 2014 në gadishujt Yamal dhe Gida, dhe disa vrima rezultuan të kenë më shumë se 45 metra thellësi.
Studiuesit shpjegojnë se çarjet në tokë lejojnë lëvizjen e gazit të bllokuar nën sipërfaqe.
Kur ngrica shkrihet dhe formohen liqene të cekëta, presioni brenda zgavrës rritet, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.
Që nga zbulimi i parë, janë regjistruar të paktën 17 kratere gazi, dhe sipas Dr. Helg Hellevang, autore kryesor i studimit, fenomeni mund të intensifikohet ndërsa ngrohja globale vazhdon.
Studiuesit paralajmërojnë se këto kratere shpesh transformohen shpejt në liqene, duke e bërë vështirë regjistrimin e tyre në kohë.
Dr. Hellevang thekson gjithashtu rëndësinë e vëzhgimit të evoluimit të kraterëve në liqene dhe lidhjes së tyre me historinë klimatike të rajonit.
Studiues të tjerë paralajmërojnë se modelet e reja janë të sakta, por thellësia e vërtetë e kraterëve mbetet e pakonfirmuar.