Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh kundër Covid-19, gjendet antitrupi monoklonal që bllokon koronavirusin

4 MAJ 2020

Shkencëtarët kanë identifikuar antitrupin monoklonal, i aftë për të neutralizuar virusin SarCov2 në qeliza, duke sulmuar proteinën S.

Lajmi u bë i ditur nga revista “Nature Communications”, duke cituar kërkuesit e Universitetit të Utrecht.

Quhet 47D11 dhe është nxjerrë nga antitrupat “chimera”, pra, derivatet e qelizave njerëzore dhe të minjve.

Ajo tregoi se neutralizon si koronavirusin e Covid-19, si atë të Sars dhe për studiuesit mund të ndihmojë në terapi të reja në të ardhmen.

Gazeta Sot