SHBA kërcënon Edi Ramën si kreu i karteleve të drogës, Urdhri 14157 i presidentit Trump gati ta konsiderojë si terrorist kryeministrin e Shqipërisë dhe rrezik për amerikanët

16 Shtator 2026
Nga: Rigels Seliman
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh “vdekjeprurës” kryeministrit Edi Rama. Komisioni i Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan mbajti dje një seancë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Në seancën e titulluar: “Politika amerikane dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor” ishte i ftuar për të dëshmuar Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit (DASH), Daniel J. Lawton. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit ngriti shqetësimin e narko-shtetit shqiptar, duke theksuar se kanë kërkuar që Shqipëria të luftojë kartelet transnacionale të drogës. “Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg”, deklaroi Lawton. Por gjatë seancës, kongresmeni Joe Wilson tha se qeveria e Edi Ramës po nxit krijimin e këtyre rrjeteve të drogës. Kujtojmë se Wilson është kongresmeni që ka kërkuar hetim për lidhjet e Edi Ramës me trafikun e drogës.
Prapaskenat
Por këto deklarata të forta të bërë dje në kongres nga zyrtarët amerikanë, janë një goditje e paprecedentë që godet majat e pushtetit në Tiranë, teksa duket qartë se SHBA po kërcënon hapur kryeministrin Edi Rama si kreu i karteleve të drogës dhe madje e shikojnë si rrezik serioz për sigurinë e amerikanëve. Urdhri 14157 i nxjerrë nga Presidentit Dondal Trump është gati ta konsiderojë zyrtarisht si “terrorist” kryeministrin e Shqipërisë, duke tronditur themelet e politikës rajonale. Urdhri Ekzekutiv 14157 i nënshkruar nga Trump shpall emergjencën kombëtare dhe shërben si armë ligjore për t’i shpallur kartelet si Organizata Terroriste të Huaja. Me këtë akt, Uashingtoni nuk e sheh më trafikun si krim të zakonshëm, por si kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak dhe kombëtar. Çdo bashkëpunëtor apo drejtues shtetëror rrezikon ngrirje të menjëhershme të pasurive dhe sekuestrim të llogarive bankare në territorin amerikan. Për më tepër, urdhri lejon ndjekjen penale me dënime ekstreme deri në burgim të përjetshëm për këdo që u ofron mbështetje politike apo financiare këtyre organizatave. Pra kjo tregon se partneriteti strategjik me NATO-n po vihet nën një sprovë të zjarrtë, ndërsa SHBA kërkon spastrimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore të lidhura me krimin. Thënë troç Uashingtoni ka prerë çdo tolerancë dhe rrethimi diplomatik ndaj kryeministrit shqiptar tashmë ka arritur pikën më kritike.
Më poshtë pjesë nga seanca:
Kongresmeni Joe Wilson: Unë kam qenë vëzhgues i zgjedhjeve të para të lira në Bullgari me Institutin Ndërkombëtar Republikan. Përsëri, ne mund të kemi një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri janë ndikuar nga qeveria e Edi Ramës, e cila në fakt ka nxitur krijimin e rrjeteve të trafikut të drogës. Ndër vite, SHBA-ja ka qenë shumë e suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet për luftimin e trafikut të organizuar kriminal për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut shqiptar të drogës?
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Lawton: Politika e SHBA-së mbështetet në tre shtylla. E para është ruajtja e stabilitetit, një parakusht për të gjitha objektivat tona. Së dyti, ne po çojmë përpara interesat ekonomike dhe komerciale të SHBA-së përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe klimave të investimeve që mirëpresin biznesin amerikan. Së treti, ne po punojmë me partnerët tanë për të luftuar kërcënimet, përfshirë ato nga organizatat kriminale transnacionale të Ballkanit që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelat e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të shkatërruar organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen në treg për kompanitë amerikane. Një kredi e finalizuar së fundmi për Financimin Ushtarak të Jashtëm do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e saj për shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s dhe të rrisë shitjen e pajisjeve të prodhuara nga SHBA.
Kongresmeni Joe Wilson: Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.
Çfarë përmban urdhri i Trump?
Ndërkohë kujtojmë se Urdhri Ekzekutiv 14157, i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump më 20 janar 2025, shpall një gjendje emergjence kombëtare për të përballuar kërcënimin e krimit të organizuar transnacional. Ky urdhër shërben si bazë ligjore për të shpallur zyrtarisht kartelet ndërkombëtare të drogës dhe bandat e dhunshme si Organizata Terroriste të Huaja (FTO) dhe Terroristë Globalë të Caktuar Posaçërisht (SDGT). Mes grupeve kryesore të synuara përfshihen kartelet meksikane të drogës si Sinaloa dhe CJNG, si dhe banda kriminale si Tren de Aragua dhe MS-13. Dokumenti përcakton se veprimtaria e këtyre grupeve nuk përbën më thjesht krim të organizuar, por një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e Uashingtonit. Përmes këtij caktimi, autoritetet amerikane fitojnë të drejtën për ngrirjen e menjëhershme të gjitha pasurive dhe llogarive bankare që këto organizata apo anëtarët e tyre zotërojnë në SHBA. Gjithashtu, urdhri lejon ndjekjen penale me dënime të rënda, përfshirë burgimin e përjetshëm, për çdo individ ose biznes që u ofron mbështetje materiale ose financiare këtyre grupeve. Në fund, ai u jep udhëzim agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe departamenteve federale të përgatisin mekanizmat për dëbimin e shpejtë të pjesëtarëve të tyre nga territori amerikan.
