31 Gusht 2022

Administrata Biden pritet të bëjë publike së shpejti se do të ofrojë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby tha në një konferencë shtypi se “ne kemi dhënë më shumë se 13 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Dhe do të ketë njoftime për ndihmën e ardhshme të sigurisë në ditët në vijim”, u shpreh Kirby.