“Serbët të qëndrojnë të qetë, nuk ka njohje të ndërsjelltë”- Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë …

4 shtator 2020

Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur,” tha Vuçiç.

Vuçiç thotë se serbët mund të qëndrojnë të qetë pasi Kosova nuk u njoh. Më tej ai thotë se kjo është një marrëveshje triumfale për Serbinë dhe shprehet i kënaqur për punën e delegacionit të tij për atë çfarë u arrit.

Po ai zbulon se shqiptarët janë vetofruar që të nënshkruajnë gjithcka nëse Serbia do të firmoste për pikën 10, që ishte njohja reciproke.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini Schengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shengenin, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet.

Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur,” tha Vuçiç.