Sazan Guri i Vetshpallur Kandidat per President

Sazani Guri flet pasi u vetshpall kandidat për President: – Vij nga familje bejlerësh që në botë quhen Kontë, Lordë apo Baronë

18 PRILL 2022

I vetëshpallur kandidat për President i Republikës, Sazan Guri thotë se vendimet e tij nuk do të burojnë nga arsyeja apo kultura, por nga ADN-ja e të parëve të tij.

Guri tha se përpara se të merrte këtë vendim, bëri një analizë dhe autoportret të vetvetes. Ai tha se vjen nga familje bejlerësh.

“Para se të merrja këtë vendim, i bëra një analizë, autoportret vetvetes, madje dhe një intervistë vetveten. E pashë që nga e kaluara e largët, dy fiset, babai… Unë kam shumë kohë që merrem si inxhinier, krah avokatisë mjedisore, krahas kërkimeve dhe studimeve që bëj, zgjodha t’i kushtohem edhe historisë e gjuhës, ndoshta talente të fshehura. Dhe ça bëra, studiova dhe historinë e fiseve të mija, janë si nga nëna dhe babai, fise bejlerësh, që po të ishin në kushte të shteteve të tjera do të quheshin Kontë, Baronë, Dukë, Lordë.

Sazan Guri i Vetshpallur Kandidat per President

Besoj që një president apo një pozicion i lartë, besoj te arsyetimi i tij me anë të ADN-së së brendshme, që ia kanë lënë të parët e vetë. Nëse i pari i tij ka qenë tradhëtar, ashtu e ndjek edhe fëmija”, tha Sazan Guri në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Gazeta Sot