24 Qershor 2023

Një breshkë e llojit Kareta ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Livadh, Himarë.

E nxjerrë në breg e padëmtuar, breshka ka ngjallur kuriozitet te pushuesit të cilët kanë parë më pas se si peshkatarët e kanë lëshuar sërish në ujë duke e lënë të lirë.

Ndërkohë një spektakël delfinësh ka ndodhur në afërsi të Sazanit, të cilët janë filmuar nga varkat e peshkatarëve.