24 Qershor 2023

Vijojnë trazirat në Rusi, pas kryengritjes së armatosur të grupit mercenar rus, Wagner

Sipas mediave të huaja, kreu i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, pretendon marrjen në zotërim të qytetit të dytë në Rusi, Rostov-on-Don, një qytet relativisht i madh.

Prigozhin thotë se ka kapur “të gjitha objektet ushtarake” në qytetin jugor të Rostov-on-Don.

Njoftimi vjen disa orë pasi ai kërcënoi se do të rrëzonte ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Presidenti Vladimir Putin tha se kjo ishte “një thikë pas shpine” dhe u zotua të ndëshkojë ata që e kishin “tradhtuar” Rusinë.

Putin pranoi se situata në Rostov mbetet e vështirë, ndërkohë që në Moskë janë futur në fuqi masa të forta sigurie.

Në përgjigjen e tij, Prigozhin tha se trupat e tij ishin “patriotë të atdheut” dhe presidenti Putin ishte “thellësisht i gabuar” kur fliste për tradhti.

Kujtojmë se Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.

Gazeta Panorama