
Robert Papa trondit Ramën, dosja “McGonigal” ka 8 mijë faqe, 8 përgjime të kryeministrit shqiptar, korrupsion me…
9 Shtator 2025
Dosja “McGonigal” po rikthehet si një makth i hapur për kryeministrin Edi Rama. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), gazetari dhe analisti Robert Papa zbardh detaje të forta: mbi 8.000 faqe hetime, tetë përgjime direkte të kryeministrit shqiptar, miliona dollarë korrupsion dhe lidhje të errëta me licenca nafte për rusët. Hetimi i nisur nga zyra e Ramës, lidhjet me Sorosin dhe tentativat për të shitur informacion të ndjeshëm e vendosin kreun e qeverisë shqiptare në qendër të një furtune që sapo ka nisur. Papa paralajmëron se me fakte të reja, Juria e Madhe në SHBA mund të rihapë procesin dhe kjo nuk është më thjesht propagandë: “Dosja është masive, dhe asgjë nuk e shpëton Ramën nga drejtësia amerikane.”
Ja çfarë zbulon Robert Papa nga SHBA për dosjen “McGonigal”
“Përse prokurori dhe inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë ka nxjerrë nga hetimet dosjen e FBI-së, Charles McGonigal? Madje edhe gazeta të majta, ultra-të-majta radikale, i kanë dhënë hapësirë, si New York Times, por edhe gazeta të tjera. Nëse shihni me vëmendje atë që u është servirur lexuesve amerikanë, por edhe atyre periferikë, si në Shqipëri, nuk ka asgjë më të re se çfarë kemi theksuar dy vjet më parë. Janë miliona dollarë korrupsioni dhe theksohet edhe një herë se nisja e hetimit të paligjshëm kriminal ka nisur nga zyra e Ramës. Mos vallë për këtë arsye Gebelsi i tij i propagandës është larguar drejt Indonezisë?
Ka pasur shumë nga shikuesit shqiptarë, por edhe të majtës, që nuk kanë besuar te ajo që ne kemi thënë në vazhdimësi: çështja McGonigal nuk është mbyllur për zotin Rama. Dosja është masive. Askush nuk e ndalon Dumanin të kërkojë këtë dosje. Ai mund ta ketë marrë dhe mund të jetë biseduar me drejtorin provizor të Byrosë së FBI-së në Evropë. Rama është në provën e jetës, me seancën e OKB-së në shtator. Natyrisht, dy vjet më parë, sipas informacioneve të sakta, u ndalua pa pasur një mandat arresti dhe ndalese, pasi organizmat hetimore amerikane ndalojnë marrjen e informacionit. Personi A dhe Personi B, fatkeqësisht, ende mbajnë lidhje me zotin Rama. E kanë spostuar me forcë nga ish-presidenti shqiptar dhe Rama është në një dilemë të madhe pasi ka sfiduar administratën e Don Cezarit të madh, Reganit të ri modern, pra Presidentit Trump, duke marrë pjesë në dasmën e djalit të Sorosit, një nga figurat më të pështira të politikës dhe të sponsorizimeve radikale të majta në Amerikë. Kam pasur idenë se çështja McGonigal në lidhje me Ramën mund të mos sillte ndonjë gjë të re, sepse në Amerikë nuk dënohet dy herë për të njëjtin krim.
Pra, McGonigal ka bërë një marrëveshje, duke pranuar se ka marrë 225.000 dollarë nga Personi A, me një dënim prej rreth pesë vjetësh burg. Për këtë çështje nuk besoja se do të fillonin hetimet. Trump e ka armik personal, sepse është numri një, personi që drejtonte atë që quhet ‘Russian Collusion’, dosjen ruse ndaj Presidentit Trump. McGonigal, këtu në Shqipëri, me mburrje, me ata që e shoqëronin dhe me të cilët kalonte nëpër dëfrime të shfrenuara, mburrej se do ta hiqte Presidentin Trump. Nga ana tjetër, Personi A dhe Personi B janë mur pa cak dhe pafundësisht se ‘ne e bëmë Berishën non grada’. McGonigal është zhytur keq. Nëse gjenden fakte të reja, niset një hetim, dhe nëse ai do të jetë aset i rusëve, dënimi shkon deri në 30 vjet. Është thënë se dosja arrin rreth 8.000 faqe. Janë tetë përgjime të kryeministrit tonë.
Në këtë rrjet të ngritur nga Kashpatel, Bonxhino dhe drejtori i CIA-s, do të dalin ato ‘thërrimet’ e vogla, se pse McGonigal, pas informacioneve të marra së fundi, ka lobuar pikërisht për licenca nafte për rusët. Personi B, i lidhur me një figurë tjetër të korruptuar, Hunter Biden, me bizneset kineze dhe Personi A, duhet ta kenë shitur McGonigal-in. Rama, disa herë, ka dërguar mesazhe deri tek Meta që ‘mos ma përmend McGonigal-in, sepse e di’. ‘E di mirë, dhe me këto rihetime do të kemi rigjykim’. Pra, me fakte të reja, çështja dërgohet tek Juria e Madhe, dhe Juria e Madhe, me votim, jep të drejtën për të patur një akuzë të re. Janë bërë të paktën tre intervista në qelinë e burgut nga prokurorët e lartë të Washingtonit, të cilët, këtë radhë, janë njerëz besnikë të Presidentit Trump. Trump e ka personale me McGonigal-in, por edhe me Soros-in. A do të shkohet deri në fund? A do të mbetet tek ideja e një propagande? Unë do ta ndjek. Duhet të dihet se si të lexohen mesazhet që vijnë nga Washington. Diçka po ndryshon”.
Nga Gazeta Sot