Robert Papa plas “bombën”: – Alex Soros mban peng Edi Ramën me materiale shantazhimi, hetimet e CIA dhe FBI po e çojnë…

11 Gusht 2026
Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa ka deklaruar se Senati Amerikan ka miratuar emërimin e një ish-gjenerali si ambasador në Tiranë, duke e ngritur zyrtarisht nivelin e ambasadës pasi Amerika e konsideron Tiranën si një vend, ku rrezikohet siguria kombëtare e amerikanëve. Sipas tij, misioni i ri diplomatik do të ketë tre shtylla: sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e hapësirave të ndershme për bizneset amerikane.
Papa bën me dije se kryeministri Edi Rama zhvillon takime me Alex Soros-in në vilën qeveritare, pavarësisht përpjekjeve për t’u shfaqur sikur ka rregulluar marrëdhëniet me Trump-in përmes investimeve në Sazan dhe Zvërnec. Ai e quan kryeministrin “zagar të Sorosit” dhe pretendon se Alex Soros ka në dorë materiale shantazhimi ndaj tij.
Në analizën e tij të publikuar në rrjetet sociale dhe kanalin e tij në youtube, gazetari Papa thekson se akuzat më të rënda që priten të hetohen nga CIA, FBI dhe DIA janë lidhjet me trafiqet dhe funksionimi i një “narkoshteti” të lidhur me grupe kriminale. Papa shton se janë gjurmuar miliarda dollarë pastrim parash dhe se, bazuar në një ligj të ri nga kongresmeni Wilson, Rama mund të përballet me burgim jashtë Shqipërisë. Ai e përfundon raportimin duke deklaruar se në media po qarkullon informacioni se kryeministri po bëhet gati të ikë.
Analiza e Robert Papës
“Senati amerikan më në fund ka kaluar me një procedurë jo të zakonshme, duke kaluar 74 emërime në bllok, duke përfshirë ambasadorit e ri në Tiranë. Pra do të ngrihet niveli i ambasadës. Në qoftë se nuk do të kalonte në bllok, përsëri ne do të ishim pa ambasador. Nuk është se po vjen një gjeneral, po vjen një ish-gjeneral. Në emërimet për ambasadorë, pjesën më të madhe e zënë ambasadorët e karrierës, Yuri Kim and Company, produkte të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ato që quhen emërime politike ose “others”, pikërisht është si e rezervuar për ish-ambasadorët pensionistë. Emërimet politike në përgjithësi janë ata që paguajnë miliona e miliona dollarë donacione për Trump-in dhe ai i shpërblen. Rasti më flagrant është ambasadori kontravers dhe arrogant i Amerikës në Itali, i cili me jahtin e tij privat ofendoi Venecian në atë vend të bukur, por që përpara disa ditëve ka qenë edhe në Korfuz dhe në jahtin e tij ka qenë edhe vëllai i Ramës. Skandalet nuk mbarojnë kurrë. Ish-gjenerali Wend nuk hyn te personat që kanë paguar miliona dollarë për të marrë këtë post.
Pra, në qoftë se nuk jemi te donacionet, për sigurinë kombëtare mund të merret një person i tillë. Kjo është ajo që jep shpresë, që Amerika e konsideron Tiranën si një ambasadë ku, me sa duket, rrezikohet siguria kombëtare e amerikanëve. Dhe ambasada në Tiranë, me lajmin e ardhjes së ambasadorit, tha që tre janë misionet e tij: siguria e përbashkët, forcimi i NATO-s dhe krijimi i aferave të ndershme për bizneset amerikane. Personi në fjalë ka qenë njëherë kandidat për ambasador në Katar. Nuk kaloi. Pësoi fatin e Kostelançikut, i cili ishte ambasador klasi, por për një vit nuk u votua. Kjo do të ndodhte edhe me Wend-in në qoftë se do të votonin më 8 gusht.
U tallën; jo, ishte me gjithë emërimet, fillojnë më 5 gusht, nuk kalojnë më 6 gusht, 7 gusht dhe në datë 8 hyri. Në fakt, Senati duhet të kishte përfunduar përpara gushtit. Trump kërkoi që ata të rrinin gjatë, të kalonin atë aktin “SAVE Act”, ku Trump-i ka të drejtë që të kërkojë të ofrosh provë shtetësie kur regjistrohesh për të votuar dhe atë ditë që shkon të votosh të kesh një kartë identiteti, sepse këtu voton pa kartë. Kjo nuk kaloi sepse senatorët druhen te numërimi i votave që do të marrin, sepse ka shumë votues që këtu s’kanë kartë, nuk kanë pasaportë, i kanë të gjitha patentë apo për të lënë shteg.
Ndërkohë, Trump vazhdon të sulmohet, nuk po gjen një zgjidhje në Iran. Edhe pse kompanitë e mëdha amerikane të naftës, ExxonMobil, i kanë dy ose trefishuar fitimet në krahasim me një vit më parë. Një kambanë alarmi ishte numri i vendeve të reja të punës që krijohen, i cili jepet çdo muaj. Ishin menduar të krijoheshin mbi 90,000 vende pune, por në fakt janë humbur 24,000 këtë muaj. Administrata kërkon të mbrohet me shkarkimet nga administrata. Problemi është që po hyhet në fushatën e mesmandatit me një barrë të madhe të zotit Trump për luftën në Iran, të pazgjidhur ende, dhe ekonomia që, siç sulmohet nga e majta, po ecën. Ideja është që Kongresi do të humbasë.
Senati është në diskutim, por për mendimin tim do të mbahet nga republikanët. Është në të mirën e botës, në të mirën e këtij vendi, që Senati të jetë i djathtë, republikan. Por, në qoftë se Kongresi kalon nga demokratët, do të fillojnë hetimet, shkarkimet dhe hetimet e Trump-it për familjen e tij të llastuar. A është ky shkaku që Edvin Rama, i cili për mua është shkarkuar nga ajo masë e bukur të rinjsh, takon Alex Soros-in në vilën qeveritare, edhe pse nga një anë shitet sikur ka blerë vajzën e Trump-it dhe e ka rregulluar çdo gjë me Trump-in përmes pagesave të Zvërnecit dhe të Sazanit? Edhe pse është zbythur në Sazan, bishti i qenit mbetet bisht qeni.
Natyrisht që Alex Soros, me zgjuarsinë e tij, mund t’i ketë kujtuar Ramës që në nëntor rikthehen demokratët në Kongres dhe nuk ka pse të vazhdosh pazarin me Ivankën dhe të shitesh sikur gjoja ke shkuar te Trump-i, sepse fundi i fundit Alex Soros ka shumë materiale shantazhimi ndaj Edi Ramës. Rama ka qenë zagar i Sorosit. Dhe kjo është dhënë nga Lacivitta qartë, personi që drejtoi fushatën e demokratëve. Por akuza më e madhe ndaj Ramës janë ato që do të hetohen nga CIA, FBI, DIA: lidhjet me trafiqet.
A do të suportojë dot një vend i NATO-s të ketë një narkoshtet dhe dikë që drejton i lidhur me grupet kriminale terroriste? Sepse kështu i cilëson Trump trafikantët, si terroristë. Dhe dikush që është zagar i Sorosit nuk mund të blejë e të shesë gjoja se është afruar me Trump-in, sepse fundi i fundit shefja e kabinetit, J.D.
Vance, Rubio e dinë mirë se kush e drejton Shqipërinë. Rama është shkarkuar nga një brez i bukur protestash dhe ardhja e ambasadorit të ri, për mendimin tim, do t’i japë dinjitet dhe integritet, por jo se unë pres gjë të madhe nga ish-gjenerali, që fundi i fundit do të zbatojë urdhërat që vijnë nga Washingtoni. Ndaj vendeve të vogla si Shqipëria, Departamenti i Shtetit ka qenë memec dhe kryesisht, siç më kanë deklaruar disa herë zyrtarisht: “ne do të flasim vetëm për interesa ekonomike kur preken ato, natyrisht edhe për cenimin e sigurisë kombëtare”. Ndaj, për mua, këtu duhet parë pozitiviteti.
Ka ndonjë që thotë që është njeriu i Kushner-it sepse ka qenë për Katarin; këto janë pandehma. Është një person me integritet, por jo se do të vijë të çlirojë Shqipërinë, sepse me ligj ndalohet që ambasadori të mbajë anë në politikat lokale. Por gafat që bëri Yuri Kim, mënyra se si u soll, bëjnë që të ngrihet kjo pritshmëri, që unë nuk e pres.
Thjesht të jetë njeri me integritet dhe të mos blihet nga zagari i Sorosit, Edvin Rama, i cili është në një problematikë shumë të madhe sepse janë gjurmuar miliarda e miliarda dollarë pastrime parash. Fundi i tij meriton më shumë se burgun, edhe burgu është pak, por me akuzat e reja dhe me ligjin e ri nga kongresmeni Wilson, burgun mund të mos e bëjë në Shqipëri. Ka raste jo më kot, në media është thënë: Rama po bëhet gati të ikë”, shprehet gazetari dhe analisti i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa.
Nga Gazeta Sot
