14 Gusht 2023

Aeroporti i Katanias është aktualisht i mbyllur për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna. “Sac”, kompania që menaxhon aeroportin, ka lajmëruar shtyrjen e fluturimeve.

Aeroporti do të jetë i mbyllur deri në orën 20:00.Sipas mediave italiane, edhe qarkullimi rrugor u ndal, ose të paktën u ngadalësua, për shkak të hirit në rrugë. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me dy rrota (çikleta dhe motoçikleta), ndërsa mjetet e tjera duhet të qarkullojnë deri në shpejtësinë maksimale 30 km/h për 48 orët e ardhshme për të shmangur incidentet me hirin në rrugë.