14 Gusht 2023

Valdet Gashi, kreu i Prokurorisë Speciale ne Kosove që hetoi rastin e 400 kilogramëve kokainë dhe hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga deputetët, është caktuar së fundi të hetojë mbi faktin që nga rezervat shtetërore nuk është nisur një sasi gruri e vaji.

Në fillim të muajit gusht dy hetues të Krimit Ekonomike filluan grumbullimin e dokumentacionit në Departamentin e Rezervave Shtetërore dhe kanë intervistuar zyrtarët përgjegjës për kontratën e grurit dhe vajit.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës ishin ndarë 10 milionë euro për blerjen e mallrave për rezervën shtetërore, por në vendimin e firmosur nga kryeministri, Albin Kurti, përjashtoheshin procedurat e prokurimit, në kundërshtim me ligjin që ligji nuk e parasheh një gjë të tillë. Neni 19 i Ligjit Nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave përcakton se rezervat duhet t’iu nënshtrohen procedurave të tilla.

“Procedurat e furnizimit me mallra Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave përmes procedurave të prokurimit publik bëjnë furnizimin me mallra të cilat janë paraparë me programin një (1) vjeçar”.Ndërsa sekret është vetëm vendndodhja, që e sqaron Neni 9. “Vendndodhja e rezervave shtetërore Plani Strategjik dhe programi vjetor si dhe vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohen sekret shtetëror”.

Prokurori Gashi ka ngritur aktakuza për profile të larta dhe për dyshime për krim të organizuar e korrupsion, por edhe për kryeministrin aktual për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në kohën kur tentohej votimi i demarkacionit me Malin e Zi. Pikërisht nga aktakuza e prokurorit Gashi, Kurti, që 1 vit e 3 muaj heqje lirie, dënim që u dha me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

Gazeta Sot