Rama jep mesazhin e fortë: – Mos harroni, patronazhistët ju njohin

18 PRILL 2021

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Tiranës ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorale , ka  shpjeguar kuptimin e fjalës “patronazhit”.

“E përdorën si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që monitoron njerëzit. Patronazhisti nuk është një figurë që e shpikëm ne. Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet aty ku jeton dhe ku i kërkonte që të trokasë dhe të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh. Të kontaktojë me një numër të caktuar dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka me ato që takon. Janë majtas apo djathtas. Le të thonë se çfarë të duan ata, se atë punë kanë, patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien për të shkuar me lartë e fillon nga patronazhimi. Dikush mund të jetë edhe 60 vjeç dhe është patronazhist i familjes së vet. Patronazhistët ju njohin se kush jeni”, tha Rama.

Gazeta Sot