7 Shkurt 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë.

Sula zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Hajdarin.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu u miratuan emërime dhe lirime të disa funksionarëve:

Sala ja ka vendosur me kohe ne qafe bolet e Dashit

Z. Dashnor Sula emërohet inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm.

Z. Afrim Qendro, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.