Qytetarët protestojnë sërish, do marshojnë në vendin ku u vra i riu gjatë orarit policor

9 DHJETOR 2020, 22:39

Pas më shumë se 3 orësh gjatë protestës së nisur në orën 16:00, qytetarët kanë dalë sërish në protestë.

Kësaj here gjatë orarit policor të karantinës, dhe janë mbledhur nga kryeministria, ku do të marshojnë në këmbë me qirinj në duar deri në vendin ku u vra 25-vjeçar Klodjan Rasha.

I riu u qëllua për vdekje nga 2 plumba orët e para të mëngjesit të djeshëm. Rasha nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur pasi kishte dalë gjatë orarit policor, gjë që më pas çoi në humbjen tragjike të jetës së tij.

Protesta e pasdites së sotme u shoqërua me incidente të shumta, ku qytetarë të shumtë u përleshën me policinë dhe goditën me sende të forta drejt ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë.

Protesta nuk janë zhvilluar vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Gazeta Shqip