Qytetarët masakrojnë Carlo Bolinon: – Mafie gazetar, mashtrues….

27 Dhjetor 2025
Pronari dhe botuesi i Shqiptarja.com dhe Report TV, Carlo Ballino ka reaguar me anë të një shkrimi kundër investigimit të emisonit PLUG në SYRI TV, ku nga përgjimet në dosjet hetimore të SPAK, dilte se kishte marrë para publike nga zëvendëskryeministrja e akuzuar për afera korruptive qindra milionëshe euro, Belinda Balluku.
Ajo që bie në sy mes rreshtave justifikues pa asnjë bazë është frika që ka përfshirë pronarin e Shqiptares.com, Carlo Bollinon nga publikimi i investigimit të PLUG, ku aty dilnin fare qartë dhe te sms-të mes tij dhe Ballukut, se paratë publike ishin pika e përbashkët mes tyre.
Por këtë reagim të Bollinos, qytetarët shqiptarë nuk e kanë pritur aq qetë, pasi në Facebook-un e Shqiptarja.com, në shkrimin e tij, ata e kanë masakruar me komente negative dhe asnjë pozitive, duke e quajtur hajdut i parave të shqiptarëve, gazetar mafioz dhe vendi i tij është burgu.
Me poshtë lexoni komentet e qytetarëve:







