14 Janar 2023

Shqiptarët nuk janë pjesë e organizatave të shoqërisë civile. Shifrat i sjell Barometri në Euronews Albania.

95.7% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave me karakter fetar.

95.4% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave sportive.

97.8% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave artistike apo muzikore.

96.5% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave edukative.

96.3% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave mjedisore.

97.4% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave për mbrojtjen e kafshëve.

95.4% e shqiptarëve nuk janë pjesë as e ndonjë organizate për të drejtat e njeriut, grave, fëmijëve apo minoriteteve.

Edhe pse mbahemi si popull zemërgjerë, 95.9% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave të bamirësisë.

97.5% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave komunitare.

96.3% jo vetëm që nuk janë pjesë e një shoqate por nuk janë bërë asnjëherë pjesë e një grupi komunitar që organizohet rreth ndonjë çështjeje.

98% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave kulturore apo identitare lokale.

98.3% e shqiptarëve nuk janë pjesë e asnjë grupimi vetë-ndihmues.

97.8% e shqiptarëve nuk janë pjesë e organizatave të konsumatorëve.

98.1% e qytetarëve nuk bëjnë pjesë në asnjë sindikatë.

Ndërkohë, 98.2% e shqiptarëve nuk bëjnë pjesë në asnjë organizatë tjetër që nuk është përmendur më lart.