Pseudovlerat që na shemtojne heronjtë duhen larguar menjëherë! – Na shemtojne duhen larguar menjëherë!

Nga Izet Duraku

Nga ditari i një viti më parë

Dy shtatore i shtohen Prizrenit. Kam lexuar reagimin negativ nga shumë miq të mi që kanë vërejtje për konceptimin dhe realizimin artistik të këtyre veprave që nuk arrijnë të ngrihen në nivelin që do të donim të ishin.

Nuk e di çfarë procedurash janë ndjekur deri në realizimin e tyre.

Duhet të kishte një këshill në kuadër të ministrisë së Kulturës së Kosovës, të shqyrtonte projektet pas një konkursi të hapur kombëtar, ndërkombëtar për figurat tona historike që do të jenë publike. Pas miratimit nga kjo instancë duhet të vazhdonte puna për realizimin e tyre. Kjo është punë serioze. Nuk kufizohet nga një mandat pushtetaresh. Arti, nëse është art është jetëgjatë.

Pseudovlerat që na shemtojne heronjtë duhen larguar menjëherë!