10 Mars 2023

Arsyeja e dorëheqjes së Artan Lames nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës.

Sipas informacioneve, mësohet se Lame është hedhur në fushën e politikës dhe sapo ka nisur një karrierë të re.

Pas 10 vitesh në këtë detyrë, Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë, ndoshta ne nje nga me te medhat e te rendesishme.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së selizë rozë dhe do të kandidojë më 14 maj 2023, por bashkia të cilën Rama kërkon t’ia besojë, nuk është caktuar ende.

Ky vendim mësohet të jetë marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua sot nën drejtimin e vetë kryeministrit Rama.

Sot u njoftuar dhe largimi i Lames nga drejtimi i Agjencisë së Kadastrës, karrige të cilën do ta zërë Dallëndyshe Bici. Kjo e fundit od të prezantohet nesër në orën 10:00 zyrtarisht.

Gazeta Sot