“Pse PD nuk ka asnjë kandidaturë?”, Dash Sula: Fitorja e Flor Binajt do të tregojë që triumfohet me figura të pastra

23 Tetor 2025
Dashnor Sula ka folur lidhur me garën për Tiranën, ku edhe pse Kushtetuesja ka pezulluar zgjedhjet, palët janë bërë gati për votime.
Zgjedhjet e pjesshme në 9 nëntor por me fokus Tiranën. Dash Sula ka bërë një kritikë kur doli kandidatura e opozitës, për aktorin Flor Binajn. Pse mendoni se ka mungesë të burimeve njerëzore nga radhët e Partisë Demokratike?
Opozita është në udhëkryq, kjo dihet prej vitesh që opozita është në depresion. Figurat po tkurren çdo ditë dhe po ngelen një grup shumë i vogël. Skam asgjë personale madje kam qene njeriu që kam sakrifikuar. Nuk ma lejon morali që figura që janë nën nivelin mesatar të inteligjencës apo besimin të demokratëve të jenë figura të larta të drejtojnë opozitën. Politika është imazhi që ke si individ dhe forcë politike.
Është e paimagjinueshme që PD pas 35 vitesh të mos ketë asnjë kandidaturë dhe të thotë që nuk do marr pjesë në zgjedhje por do të ketë figura të pavarura. Pra, ideja që eksiztencën e ka për të fituar këto zgjedhje dhe refuzon të kandidojë. Pse të mos ishte Berisha kandidati i PD?
Po bëni ironi?
Jo. Fare. Skam asgjë personale as me Flor Binajn. Uroj të fitojë, por nëse fiton Florjan Binaj, atëherë Berisha, Albana Vokshi dhe Noka tregojnë se modeli i tyre është i dështuar dhe tregon që qytetarët e ndershëm fitojnë me dinjitet dhe figurat e PD mbajnë peng opozitën.
