Protestuesja sfidon Putinin, hyn në televizionin shtetëror në Moskë dhe…

14 MARS 2022

Teksa Vladimir Putin qëndron i vendosur për të vazhduar luftimet me Ukrainën, të shumtë janë qytetarët rus që kanë dalë në protesta duke e kundërshtuar këtë vendim.

Një protestuese ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndaloni luftën”.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në Rusi, gruaja ka hyrë në studion e transmetimit dhe të spikeres në programin e lajmeve të “Channel One Vremya”.

“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët janë kundër luftës”, shkruhet në pankartën e saj. Protestuesja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur por  thuhet se ajo është punonjëse në këtë televizion.

Gazeta Sot