Protesta u be masive: – “Lleshaj të japë dorëheqjen”.

Protesta u be masive: – “Lleshaj të japë dorëheqjen”.

17:19 – 09/12/20

Pas vrasjes nga policia të 25 vjeçarit në derën e shtëpisë së tij, dje pas mesnate, shumë qytetarë reaguan në rrjetet sociale dhe shprehen revoltën e tyre.

Edhe zëra të njohur të publikut.

Kërkesa e tyre ishte që të ketë drejtësi dhe të largohet Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Pak më vonë, u bë thirrje në rrjetet sociale për një protestë që do të niste sot në orën 17.00. Por pakkush kishte besim për pjesmarrjen. Çfarë po shihet, është se masivisht qytetarët u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme.

Një suprizë ishte kjo.

Protesta u be masive – “Lleshaj të japë dorëheqjen”.

Protestuesit patën edhe përplasje me forcat policore.

Aktualisht, qytetarët janë drejtuar për nga Kryeministria.

Në darkë, është parashikuar po ashtu, që do të ketë një tubim para Kryeministrisë, nga qytetarë dhe shoqëria civile, pikërisht në orën 22.00, kur është vendosur ndalimi i qarkullimit.

Duhet pranuar se ka qënë pikërisht reagimi me vonesë, dhe me cinizëm i Ministrit të Brendshëm sot, një nga arsyet që ka revoltuar edhe më shumë qytetarët.

Në asnjë prej fjalëve që Lleshaj ka thënë, nuk pranon përgjegjësi për vrasjen e 25 vjeçarit të pafajshëm, dhe po ashtu nuk ka asnjë shenjë ndjese nga ana e tij.

Gazeta Mapo