Protesta Para Kryeministrise 29 shtator 2022

29 Shtator 2022

Ka nisur protesta mëngjesin e sotëm para kryeministrisë. Protesta është organizuar nga prindër të kopshtit “Zübeyde Han?m” të mbyllur me vendim të qeverisë.

Prindërit janë shprehur se nga mbyllja e shkollës “Turgut Ozal” dhe e kopshtës preket e gjithë Shqipëria.

Në foto shihet se në këtë protestë marrin pjesë edhe fëmijë të moshës 3-5 vjeç, që kanë qenë në kopshtin që tashmë është mbyllur nga qeveria.

Me moton “Reago për fëmijën tënd, protesto për padrejtësinë”, kjo protestë vjen vetëm pak ditë pas protestave të studentëve të kolegjit “Turgut Ozaz”, gjithashtu i mbyllur me vendim qeverie si pjesë e asaj që shumë e kanë quajtur një fushatë për mbylljen e institucioneve “gyleniste” në Shqipëri, pas presionit të qeverisë turke.

Protesta Para Kryeministrise 29 shtator 2022

Ministria e Arsimit e mbylli këtë kopsht me argumentimin se nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendndodhjes, e njëjta arsye e përdorur për mbylljen e kolegjit Turgut Ozal”. Por në reagimin për media, institucionet e kopshtit thanë se kërkesave të tyre për regjistrimin e vendndodhjes së re, Ministria e Arsimit nuk u është përgjigjur.

Gazeta Sot