29 Shtator 2022

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po i bie kambanës së alarmit për kërcënimet bërthamore të bëra nga Vladimir Putin  në fjalimin e tij dramatik duke njoftuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Merkel, në veçanti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e Putinit dhe të mos i konsiderojë ato si bllof, i cili u fokusua në nevojën për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës, si dhe në veprime të koordinuara.

Duke folur të martën, në hapjen e “Fondacionit Helmut Kohl” (“Bundeskanzler-Helmut-Kohl-Stiftung”), Merkel iu referua, ndër të tjera, luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, por edhe njeriut të fortë të Kremlini.

“Fjalët e tij duhen marrë seriozisht”, tha ish kancelarja demokristiane, duke shtuar: “Të marrësh fjalët seriozisht dhe të mos i hedhësh poshtë si bllof në radhë të parë nuk është aspak një shenjë dobësie apo qetësimi, por një demonstrim politik i inteligjencës”, e cila “kontribuon në ruajtjen e një kufiri manovrimi ose, të paktën, diçka po aq të rëndësishme, në krijimin e një të reje”.

Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman dhe mentorit të saj, Helmut Kohl, si një politikan që zotëronte këtë inteligjencë politike: “Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si Marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por gjithmonë në marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO’.

Uashingtoni paralajmëron Putinin për pasojat ‘katastrofike’

Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe i kanë bërë të qartë Moskës “pasojat katastrofike” me të cilën do të përballet, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Vërejtjet e Sullivan janë paralajmërimi i fundit i SHBA-së pasi Vladimir Putin kërcënoi të mërkurën e kaluar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në një fjalim në të cilin presidenti rus njoftoi gjithashtu vendosjen e parë ushtarake të vendit të tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nëse Rusia e kalon atë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri”, tha Sullivan në “Meet the Press” të NBC.

Zyrtari amerikan nuk përshkroi natyrën e përgjigjes së planifikuar të SHBA në komentet e tij sot, por tha se Uashingtoni kishte në bisedimet private me Moskën “specifikuar më në detaje saktësisht se çfarë do të thoshte kjo”. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare theksoi se SHBA është në kontakt të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke përfshirë ditët e fundit për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe veprimet dhe kërcënimet e Putinit.

Gazeta Shqiptare