25 Shkurt 2026

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do të mbahet më datë 28 shkurt.

Kryedemokrati nuk përjashtoi skenarin e bllokimit të rrugëve, duke shtuar se do jetë kreative.

Ai u pyet nga gazetarët se si do të zhvillohet protesta, ku u përgjigj se ‘do të jetë ndryshe’, teksa theksoi se ‘asgjë nuk përjashtohet’.

Pyetje: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Pyetje: Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.

Top Channel