14 Mars 2023

Zëdhënësja e fushës zgjedhore te Belind Këllliçit, Silvi Bardhi ka folur për zgjedhjet lokale, ku me bindje deklaron se Këlliçi ka të gjitha premisat drejt fitores dhe Erion Veliaj humb mandatin më 14 maj.

Ajo argumenton mendimin e saj në mendimin që:

“Mendoj se premisat që Veliaj të humbë këto zgjedhje, – tha ajo, –  janë të shumta pasi komuniteti i kryeqytetit e ka rritur shumë vetëdijen për pasojat gati te pariparueshme që ka shkaktuar Veliaj në mandatin e vet. Ai mendon se Tirana mbahet e mpirë me propagandë me fishekzjarrë me spektakle me parada lulesh dhe kokoshkash, me maratona vrapi gara biçikletash.

“Lali” harron se këto janë vetëm disa çaste të mpirjes së trurit që njerëzit I largohen pak orë halleve, por jeta e përditshme është kthyer stres i vazhdueshëm dhe me shumë problematika.

Bashkia është kthyer armikja me e madhe e qytetareve, – theksoi zëdhënësja e fushatës, –  duke filluar që nga gjobat e makinave, dhuna e Policisë bashkiake, taksat që janë rritur shumë, rrugët që janë kthyer të pakalueshme si nga këmbësorët, makinat dhe biçikletat, mungesa e theksuar e gjelbërimit, e ndriçimit nëpër pallate, mungesa e hapësirave publike.

E keni vënë re nëpër lagje që kanë filluar të duken punonjëset e komunales?! Pra ky kryebashkiak që kujtohet për qytetin vetëm sa herë afrohet fushata. Është më tepër se fyerje e inteligjencës dhe e ndërgjegjes qytetare.

Gazeta Sot