8 Shtator 2025

Kisha katolike ka tashmë të parin shenjtor të lindur pas viteve ’80, që i përket të ashtuquajturit “brezi i mijëvjeçarit”. Ai është Carlo Acutis i lindur në Londër vitin 1991 nga prindër italianë e që ndërroi jetë nga leuçemia kur ishte 15 vjeç.

Motiv i shenjtërimit ështëvitet e pakëta të jetës së tij ia kushtoi krijimit të faqeve në internet për përhapjen e besimit të krishterë, duke përcjellë mesazhe fetare. Aiështë i pari shenjtor që dinte të programonte.

Sëbashku me Pier Xhorxho Frasatin, një tjetër italian që ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare në vitin 1924, pasi u infektua nga poliomeliti gjatë misioneve në ndihmë të të varfërve, ata u shpallën shenjtorë nga Papa Leoni i 14-tënë meshën e kësaj të diele në sheshin Shën Pjetër.

“Një praktikë tjetër thelbësore për ta ishte rrëfimi i shpeshtë. Karlo shkruante: ‘E vetmja gjë që duhet të kemi frikë është mëkati’ dhe ai habitej sepse siç thoshte‘ ‘njerëzit janë kaq të shqetësuar për bukurinë e trupave të tyre dhe nuk interesohen për bukurinë e shpirtrave të tyre”, tha Papa Leoni.

Shenjtërimi i tyre mblodhi si rrallë herë një numër tepër të lartë prej 80 mijë besimtarësh në shesh.