‘Premtoi ujë, por vidh e vidh nuk ka të sosur!’/ Berisha ‘demaskon’ Edi Ramën, me premtimet e 2013-tës

28 Dhjetor 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video të Edi Ramës para se të merrte pushtetin në vitin 2013, ku premtimet e tij për ujin ishin të parat.
‘Në mandatin e tretë qeverisës, ne do të garantojmë më në fund, më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë. Do të angazhohemi me mish e me shpirt, ditë-natë, që çdo shtëpi e këtij vendi të ketë ujë për të pirë dhe ujë për t’u larë. Se kjo e ndan, kjo e ndan qytetërimin tonë nga mesjeta, nga koha, nga koha para luftës’, dëgjohet të premtojë Rama.
‘Premtoi ujë, por vidh e vidh nuk ka të sosur!’, shkruan Berisha në Facebook.
Premtimet e Ramës në 2013-ën:
‘Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm. E dini pse nuk kam folur? Se më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet, sa herë ka fushatë do t’ju japim ujë për të pirë.
Në mandatin e tretë qeverisës, ne do të garantojmë më në fund, më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë.
Do të angazhohemi me mish e me shpirt, ditë-natë, që çdo shtëpi e këtij vendi të ketë ujë për të pirë dhe ujë për t’u larë. Se kjo e ndan, kjo e ndan qytetërimin tonë nga mesjeta, nga koha, nga koha para luftës.
Uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh.
Pas 20 vjetësh prapë ujë s’ka. Dhe tetë vjet në pushtet. Të isha në vendin e tij, do të kisha ikur, do të kisha thënë më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj.
Viti 2023, pleq po flasim akoma për ujin… ëh, as 24 orë. Jo, dëgjo tani, më hape një temë që më pëlqen shumë. Që as në kohën e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur ujë 24 orë kudo. Kështu që, ëh, të kesh një shtet me 24 orë ujë në të gjithë territorin e vet, është të bësh një shtet më vete për sa i përket investimeve.
Uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh.
Ne po, ne po, ne po e ndalojmë këtu. Ishte porosia ime për të… për të çliruar dhe për të shkarkuar… por ju ftoj vetëm një gjë. Që kur të na godasi pandemia… kur të na godasi pandemia, që në një farë mënyre rrezikohet edhe uji…’
