
Polonia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Bjellorusia: – Evakuimi mund të bëhet i pamundur
26 Shtator 2025
Për shkak të tensioneve në rritje, luftës së vazhdueshme në rajon dhe arrestimeve të përsëritura arbitrare, Ministria e Jashtme e Polonisë ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Bjellorusisë.
Në një deklaratë të bërë publike nga Ambasada Polake në Minsk, autoritetet polake u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin bjellorus të largohen menjëherë duke përdorur mjetet tregtare apo private që kanë në dispozicion.
“Në rast të një përkeqësimi drastik të situatës së sigurisë, mbylljes së kufijve ose rrethanave të tjera,” thuhet në deklaratë, “evakuimi mund të bëhet dukshëm më i vështirë ose edhe i pamundur”.