Plas sherri në studio; – Fatos Lubonja përplaset me Murrizin: S’dihet se kë përfaqëson, nëse je shërbëtor i Ramës duhet…

16 KORRIK 2020

Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpër me analistin Fatos Lubonja.

Ky i fundit tha se opozita parlamentare nuk dihet kë përfaqëson, madje i akuzoi ata si “shërbëtor” të Ramës pasi kanë votuar ligjet që ka propozuar maxhoranca në parlament.

Pjesë nga debati në studio

Pyetje: Situata po provokohet, se duket që ajo që keni kërkuar ka sjellë rrëmujën, dhe vetë ju s’jeni i kënqur

Murrizi: Propozimi im ka qenë hapja e listave me një prag të pranueshëm. Ne kemi vendosur që hapja e listave të bëhet me prag nga poshtë, pra 2/3. Çdo subjekt politik duhet të ketë 2/3 të listave të hapura. Që ai kandidat që pëlqehet nga qytetarët të jetë në parlament. Kemi subjekte politike që gjithë jetën e tyre nuk kanë marrë vota as sa firma kanë regjistruar në gjykatë për të krijuar partinë. Shqipëria ndoshta s’ka nevojë as për 140 deputetë. 100 zona elektorale 100 deputetë.

Lubonja: Ndryshimet nuk mund të bëhen nga njëra palë kundër palës tjetër. Bëhen me marrëveshje, me konsensus. Në mënyrë që nesër të mos prodhohet konflikt. Është shkelur parimi i demokracisë. Edi Ramës nuk i dalin hesapet se bëri marrëveshje me dy opozita. Opozita parlamentare aty nuk dihet kë përfaqësojnë. Se Murrizi tha se përfaqëson grupin parlamentar demokratik, e më pas foli në emër të atyre partive të vogla që nuk kanë marrë kurrë atë që kanë merituar. Pra kemi disa opozitarë që sa herë ka nevojë Edi Rama votojnë atë.

Murrizi: Nuk është e vërtetë.

Lubonja: Kjo ka për të mbetur një njollë në historinë e Shqipërisë. Ju jeni aty për të votuar ligjet e Edi Ramës. Kujtojmë vitin 1994 kur Berisha donte ta bënte Kushtetutën ashtu siç donte dhe e çoi në referendum, e votoi populli dhe humbi.

Murrizi: Dua të të konfirmoj që z.Murrizi nuk është votues as i Ramës as i Gramoz Ruçit, s’kam votuar kurrë ligjet e Ramës. Përveç Reformës në Drejtësi.

Lubonja: Mua më kujtoni kohën kur u zgjodh Bamir Topi, jeni aty se përfaqëoni interesat personale.

Murrizi: Unë përfaqësoj vetëm interesat e atyre shqiptarëve që duan listat e hapura.

Lubonja: Nëse je shërbëtor i Ramës votoje!

Murrizi: Unë jam në parlament që të prish gjellën që kanë gatuar këta 20 vjet.

Lubonja: Ja do e shohim  se zgjedhjet po vijnë, sa vota do merrni.

Murrizi: Unë e kam provuar veten në 1997 kur ju ishit në karrocë tjetër, në 2001 në 2009 dhe do e provoj prapë.

Lubonja: Mesa duket problemi yt nuk qenka me diktatorët, se diktator ke pasur atëherë dhe se paske problem që dhe tani të kesh një diktator.

Gazeta Sot