Lajm Arkiv por Aktual: – Një Apel nga Aleksandër Çipa

Një apel kolegëve dhe gjithë mediave vizive, fonike dhe të shkruara të atdheut tim: Lutem, në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë Arbëror! Lutem në emër te ligjit dhe Kushtetutës së Atdheut tim! Lutem në emër të të parëve dhe të fëmijëve tanë të sotëm dhe të ardhmë! Mos falni toponimet dhe tjetersimet e tyre!

Qyteza e bukur qe shpesh e quajme fshat, ndër më magjiket dhe që me të drejtë Petro MARKO i madh e quante, “më të bukurin në botë!”, nuk quhet “Dhrimadhes”, por shqip: DHERMI… Dhermi… Dhermi. i lutem çdo shqipfolësi e çdo shqiptari kudo në botë, të njohë vetëm toponimin shqip të vendit e visit tonë, Dhermi; Dhrimadhes, quhet vetëm nje lagje e Dhermiut… Askush nuk ka të drejtë të tjetërsojë toponimet shqiptare të vendit tonë e aq më shumë në Bregdetin e bukur shqiptar të Himarës! Bekuar qofshi nëse e çmoni e respektoni gjuhën shqipe dhe toponimet e saj! Miqësisht e me dhembshuri!…

16 korrik 2014.

Aleksandër Çipa