26 Gusht 2026

Nga Gazeta Sot

Kryeministri Edi Rama, pasi përzuri rreth 1 milion shqiptarë qysh kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013 për shkak të varfërisë, krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes, duket se ka menduar t’i zëvendësojë ata me 100 mijë hebrenj (çifutë).Burimet thonë se Rama, si një fans i deklaruar i hebrenjve, ka vendosur të sjellë këtu rreth 100 mijë prej tyre dhe t’i pajisë me pasaporta shqiptare, duke thelluar kështu atë që kritikët e quajnë një skenar të rrezikshëm për shkombëtarizimin e vendit.

Diskutimet janë ndezur edhe më shumë pas hapjes së debatit publik se që prej viteve 1500 Vlora ka qenë një qendër e rëndësishme e komunitetit hebre. Analistët dhe kritikët ngrenë alarm se në Shqipëri po përgatitet të përsëritet precedent i Gazës: atje ku për shekuj me radhë jetuan palestinezët, pas shpërnguljes dhe vendosjes masive të hebrenjve, tokat u tjetërsuan dhe u kthyen në pronë të tyre. Kështu që të njëjtin fat do të pësojnë edhe bregdeti e tokat shqiptare nëse ky plan realizohet.  Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe sa do të funksionojë kjo skemë e kryeministrit Edi Rama për të mbushur Shqipërinë më çifutë, në mënyrë që të thellojë skenarin e tij ogurzi për shkombëtarizimin e vendit.

Nga sinagoga te “Rruga e Hebrejve”

Ndërkohë kujtojmë se Vlora përbën një precedent pozitiv e të veçantë, në krejt vendin e më gjerë, për dimensionet dhe hapësirat që ka krijuar për hebrejtë, të cilët kanë ardhur këtu në momente të ndryshme të historisë. Zanafilla e kësaj miqësie, shtyhet tutje në shekuj dhe mendohet të ketë një histori pothuajse 600 vjeçare. Gjurmët e kësaj historie tashmë kanë mbetur në kujtesën e qytetarëve vlonjatë, që ruajnë përshtypjet më të mira për ata banorë fisnikë që u bënë pjesë e jetës së qytetit të Vlorës, deri në fillim të viteve 1990-të.

Në qytetin e Vlorës jetoi një komunitet i konsoliduar hebrejsh. Një pjesë e madhe e tyre banonin në një rrugë, që, sot është shpallur monument kulture dhe është emërtuar „Rruga e hebrejve“. Kjo rrugë, ndodhet pranë qendrës së këtij qyteti dhe ka një gjatësi prej 46 metra dhe gjerësi 4.5 metra. Në të dy anët e saj, ngrihen banesa karakteristike dy dhe tre katëshe, të cilat janë ndërtuar në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX.

Sipas historianit, Novruz Bajrami, hebrenjtë e parë në qytetin e Vlorës, kanë ardhur në vitin 1430. Ata kanë mbërritur këtu nga Spanja. Ai thotë se, në vitin 1520, komuniteti i hebrenjve në Vlorë, ishte i përbërë nga 525 banorë, nga 4000 që kishte qyteti gjithsej. Por, për historianin Bardhosh Gaçe, mbërritja e hebrejve në qytetin e Vlorës, është pak më e mëvonshme. Sipas tij, ajo daton me vitin 1490. Në këtë periudhë, që përkon me mbretërimin e Ferdinandit dhe të Izabelës, Spanja katolike dëboi nga territori i saj, hebrejtë sefradikë. Një pjesë prej tyre erdhën në Ballkan dhe shumë nga ata mbërritën në Vlorë.

Në vitet 1519-1520, Vlora ishte bërë edhe një lloj qendre në rajon, për hebrejtë. Madje, në atë kohë, në këtë qytet ekzistonin 609 banesa të hebrejve, të cilët kishin ndërtuar diku pranë qendrës së sotme edhe një objekt kulti, sinagogën, që, sipas historianëve, ka ekzistuar në Vlorë, deri në Luftën e Parë Botërore, kur është shkatërruar dhe prej saj nuk ka mbetur më asnjë gjurmë. Një valë tjetër e ardhjes së hebrejve në qytetin e Vlorës, është regjistruar në vitin 1850. Ata mbërritën këtu, nga Janina e Preveza (Greqi). Në këtë mënyrë komuniteti i hebrejve në Vlorë u konsolidua deri në vitet e prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, që shënuan edhe momentin e fundit të mbërritjes në Vlorë të hebrejve.

Ardhja e tyre lidhej me përpjekjet për t’i shpëtuar ndjekjes dhe shfarosjes nga nazistët gjermanë, që zbatonin politikën antisemite. Nuk ka shifra të sakta të numrit të atyre që kanë ardhur në Vlorë në këtë periudhë. Momentet që përjetonte vendi dhe kushtet në të cilat udhëtonin dhe strehoheshin në Vlorë, hebrejtë e bënin të pamundur evidentimin e statistikave.

Strukturat zyrtare lokale shqiptare të asaj kohe në Vlorës, sipas studjuesit Fari Shaska, nuk bashkëpunonin në këtë drejtim me autoritetet pushtuese gjermane, përkundrazi. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, banorët e Vlorës i mbrojtën dhe i fshehën bashkëqytetarët e tyre hebrenj, duke i shpëtuar nga rreziku që u kanosej prej pushtuesve gjermanë. Një pjesë e madhe e tyre kaluan në ilegalitet të plotë brenda në qytet, ndërkohë që, mjaft të tjerë u larguan përkohësisht në fshatrat përreth.

Mendohet që, në ato vite në Vlorë të jetë ndërtuar dhe të ketë funksionuar një sistem efikas për të mbrojtur hebrejtë nga gjetja dhe arrestimi prej gjermanëve. Banesa të ndryshme brenda në qytet, apo fshatra përreth, u bënë streha e sigurtë për ta. Për rrjedhojë, asnjë qytetar hebre nuk u ekzekutua dhe nuk u dorëzua nga gjermanët në Vlorë, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Për këtë dëshmon dhe ngjarja e verës së vitit 1944, kur pushtuesit nazistë realizuan internimin masiv të rreth 800 burrave, qytetarë të Vlorës, 600 prej të cilëve u ekzekutuan në kampet e përqendrimit në Gjermani e gjetkë. Në rradhët dhe listat e të internuarve, nuk ishte dhe nuk përfshihej asnjë qytetar hebre.