1 Tetor 2025

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, i ftuar në emisionin Log. në News 24, komentoi planin për t’i dhënë fund në Gaza, por sipas tij, i favorizuar është Izraeli.

Sipas Bimos, është më shumë një qëllim i mirë nga SHBA-së sesa një plan real, pasi Izraeli, me apo pa ndihmën e amerikanëve, do bëjnë atë që kanë nisur në Gaza, ta bëjnë pjesë të sovranitetit të tyre.”

Roland Bimo: “Shanset që një marrëveshje paqeje të ketë sukses, duhet të shohim të dyja palët. Ai plan i Trump ka më shumë të drejta për izraelitët dhe të detyra për palestinezët. Dhe këtë të fundit sërish do të jenë izraelitët ata që do ta vlerësojnë.

Pa realizuar anën ushtarake dhe atë që ndodh më pas është e tepërt të diskutosh për të tjera gjëra. Tërheqja e trupave izraelite nga Gaza nuk ka as afate dhe as masa shtrënguese nëse nuk e bën këtë në afat. është më shumë një qëllim i mirë nga SHBA-së sesa një plan real. Izraeli, me apo pa ndihmën e amerikanëve, do bëjnë atë që kanë nisur në Gaza, ta bëjnë pjesë të sovranitetit të tyre.”