1 Tetor 2025

Avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar situatën politike në vend dhe zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë, u shpreh se gara është e mbyllur dhe e fituar nga PS.

I ftuar në “Log”, Ngjela theksoi se kryeqyteti është i majtë dhe se kryeministri Rama është i sigurt qe e fiton, ndryshe nuk futet në garë.

“Tirana është garë e mbyllur, ashtu ka qenë gjithmonë. Kam garuar në Tiranë, në 2003, është e majtë Tirana. Ne këtu në Tiranë i kemi thënë sallaks këtyre për futbollin, por Tirana është e majtë. Rama ndaj nuk e çan kokën, se është e sigurë që fiton, po të kishte garë kokë më kokë, nuk futej. Pse? Sepse nuk ja mban intelekti”, tha ai.

Më tej, Ngjela theksoi se presidenti Bajram Begaj do bënte vepër penale nëse do shpallte datën e zgjedhjeve pa u shprehur Gjykata Kushtetuese për ankimimin e shkarkimit nga detyra të Erion Veliajt.

Spartak Ngjela: Kushtuesja është organi më i lartë i shtetit. Nëse Begaj shprehet dhe shpall zgjedhjet bën vepër panale. Rama është 20km përpara opozitës, unë di sondazhet. Ata ishin me 40 deputetë avancë.

Tirana është garë e mbyllur, ashtu ka qenë gjithmonë. Kam garuar në Tiranë, në 2003, është e majtë Tirana. Ne këtu në Tiranë i kemi thënë sallaks këtyre për futbollin, por Tirana është e majtë. Rama ndaj nuk e çan kokën, se është e sigurë që fiton, po të kishte garë kokë më kokë, nuk futej. Pse? Sepse nuk ja mban intelekti.