28 ZDhjetor 2025

Në një reagim të ashpër pas daljes publike të kryeministrit, ish deputeti i PL Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën se po mbron haptazi korrupsionin dhe zyrtarët e përfshirë në skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vepruar si avokati i tyre. Sipas Vasilit, qëndrimi i Ramës është provë e një njeriu “të kapur me presh në dorë”, i cili ka humbur çdo parametër minimal të postit që mban.

Duke folur mbi çështjen, i ftuar në një studio televizive Vasili tërhoqi një paralele mes qëndrimit aktual të kryeministrit dhe deklaratave të tij të mëparshme për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ai kujtoi se si Rama atëherë deklaronte se “po ta kishte në dorë, do ta shqyente” Ahmetajn, ndërsa sot del në mbrojtje të drejtuesve të AKSHI-t, edhe pse bëhet fjalë për shpërdorime të qindra milionë eurove. Ky standard i dyfishtë, sipas Vasilit, ngre pyetjen: “A mos vallë dardhat dhe kumbullat e AKSHI-t i ka ngrënë vetë kryeministri?”

Rezultati konkret i këtij “vizioni” qeverisës, argumentoi Vasili, është dështimi total i portalit e-Albania, i cili ka lënë prej katër javësh pa shërbime bazike mijëra qytetarë. “Ky është produkti i përftuar nga kryeveprat e Karçanajt dhe Edi Ramës. Qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve janë hedhur për të ndërtuar një sistem primitiv dhe të turpshëm që nuk funksionon,” deklaroi ai.

Sipas tij, një kryeministër me minimumin e përgjegjësisë do të duhej të kërkonte ndjesë publike për dështimin spektakolar të një projekti ku janë investuar qindra milionë euro, por në vend të kësaj, Rama zgjedh të mbrojë “horrat”. Kjo mbrojtje, sipas Vasilit, ka një qëllim të thjeshtë: t’u japë kurajo atyre që vjedhin për llogari të tij dhe njëkohësisht të dërgojë mesazhin “mos më nxirrni mua”.

Vasili theksoi se përgjimet e dala nga hetimet tregojnë haptazi se si ndaheshin paratë dhe se si jepeshin komandat për tendera direkt nga maja e qeverisë. Në këto kushte, daljet publike të kryeministrit i cilësoi si “përpëlitje politike” të një njeriu, deklaratat e të cilit nuk kanë më asnjë vlerë përballë provave. Duke zgjeruar kritikën, ai përmendi edhe dështime të tjera të qeverisjes, nga infrastruktura që shembet pas disa ditësh shi, te bllokimi i Shqipërisë në proceset energjetike europiane dhe deri te mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë, duke pikturuar një portret të një qeverie të dekompozuar.

Gazetari: Si e keni parë ju qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në raport me këtë të fundit, duke patur parasysh që ka patur një interes të jashtëzakonshëm, ndërsa për një dalje publike, për një konferencë me gazetarët, pra aq kohë sa ka patur një rëndësi shumë të veçantë kjo çështje.

Petrit Vasili: Tani, është një moment në të cilin t’i kërkosh një qëndrim objektiv, të sinqertë, apo dhe të përgjegjshëm qeveritar Edi Ramës është patjetër t’i thuash një hajduti të kapur me mallra nëpër duar, që t’i lëshojë ato dhe të iki me vrap edhe të të pranojë fajin. Kjo s’mund të ndodhë. Kështu që Edi Rama sot aty në atë bukerin e podkastit, provoi në mënyrë të padiskutueshme që është vërtet njeri i kapur me presh në dorë dhe njeri që përfundimisht është çakorduar në të gjitha parametrat dhe ato më minimalet që duhet të ekzistojnë për një njeri që e ka emrin kryeministër.

Ju keni shumë të drejtë që pyesni, po përpara se të shkoj tek qëndrimi që ky mbajti sot lidhur me këtë drejtoreshën e AKSHI-t, Karçanaj, unë do të do t’ju kujtoj teleshikuesve tuaj vetëm një gjë. A ishte ky Edi Rama, i cili në rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, tha që shyqyr që e ka drejtësia, se po ta kisha unë, tha, do ta shqyeja. Ai ishte ky që nuk u shqetësua që për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj u përmend familja e tija, bashkëshortja, ish-bashkëshortja e të tjera e të tjera. Ndërkohë që nuk përmendeshin qindra milionë euro të firmosura me dorën e tij.

Tani vijmë tek zonja Karçanaj, që ishte dhe objekti i pyetjes tuaj shumë të drejtë. E provuar që për shpërdorime të qindra milionë eurove, ju keni parë që në zyrën e ca halabakëve tenderat nga 2 milionë bëheshin 5 milionë, e keni parë vetë me sytë tuaj. Keni parë gjithashtu që qindra milionë euro janë hedhur dhe janë shpërndarë, në familjarët e Edi Ramës me Baxhanakun e tij e me të tërë me radhë, dhe cili është rezultati? Sot ky del përpara publikut dhe mbron vizionin edhe punët e mëdha që janë bërë me qindra milionë euro, qindra milionë euro taksa të gjakut të shqiptarëve, katër javë që ne nuk kemi e-Albania.

Pra, produkti i përftuar nga gjithë kjo vizioni dhe kryeveprat e Karçanajt, e Edi Ramës, e familjes së Edi Ramës e të gjitha është që një sistem i caktuar funksionon si një sistem primitiv dhe ka javë të tëra që nuk funksionon. Me pakta, një kryeministër dhe ky është kryetari i ekzekutivit, për ta kuptuar shqiptarët, ekzekutiv do të thotë zbatuesi, ai që bën punët.

Dy fjalë, fjala e parë që do të thoshte, po të dinte në qoftë se kishte turp, tash e kemi bërë këtë pak fjalë që një kryeministër më të paturpshëm ky vend as ka parë, as nuk do të shohë më. Do të thoshte, në radhë të parë do të thoshte ndjesë, që megjithëse kemi harxhuar qindra milionë euro, ku e di unë, miliardë, 1 miliardë ç’a kanë arritur atje, në AKSH, nuk mbahet më se ai ka qenë vetëm e vetëm një minierë, merr para, ike, merr para, ik, do të thoshte ndjesë o qytetarë.

Mijëra e mijëra shërbime që lidhen me e-Albanian, deri te çertifikatat e gjendjes civile, të pronësisë, çertifikatat familjare që të çojnë nëpër gjyqe, nuk i numëroj dot gjithë ato shërbime, javë të tëra nuk funksionojnë. Pra, paratë e hedhura atje bën një gropë të madhe, një sistem primitiv, të turpshëm që nuk funksionon. Në momentin që persona të caktuar janë nën arrest dhe gjithë ky sistemi u bllokua. Pra, sistemi nuk është një sistem funksional, shtetëror, i garantuar, i sigurt, por është në dorë të horrave. Dhe ky çfarë bëri?

Del dhe mbron horrat. Dhe tani, duke parë se si është kjo gjendja, pra gjendja konkrete e e-Albania po marr konkretisht, dhe se si ky mbron Karçanajn, si çoi qeverinë, e çoi në Gjykatë Kushtetuese që të mbronte Ballukun, dhe Arben Ahmetaj në krahun tjetër. Përse ju prishën Edi Ramës standartet e të folurit? Dikur thoshte, nuk ndërhyjmë përpara drejtësisë, ata që kanë ngrënë dardha, kumbulla mbrapa shpinës time, nuk mund të mbrohen nga ne e të tjera e të tjera. Çfarë duhet të kuptojmë? Duhet të kuptojmë që këto dardhat dhe kumbullat e ngrëna e AKSH-i, që ka nxjerrë AKSH-i, ka, që i ka mbjellë AKSH-i këto dardha dhe kumbulla, i paskan ngrënë ky? Sepse përderisa i mbron, do të thotë që i ka ngrënë ky.

Në rast se ka kumbulla dhe dardha që nuk i ha ky, atëherë ky e denonconte. Pra do të thotë që kemi një kryeministër plaçkitës dhe bandit. Kaq e thjeshtë është krahasimi për rastin konkret. Njëherazi, ju patë, që Edi Rama doli të bënte alibinë e qeverisjes së tij, pra kemi arritur suksese të mëdha. E dëgjuat që tha, kemi infrastrukturë të paimagjinueshme. Infrastrukturën shqiptarët e kanë para syve, se si me disa ditë shi u shëmbën dhe ranë për tokë të gjitha rrugët. Tha, ne po bëhemi fuqi energjitike në rajon. Pak ditë më parë, ministerial i Bashkimit Europian rrëzoi për tokë Shqipërinë, e bllokoi dhe është në pragun e marrjes së sanksioneve, apo jo?

Tha që ne jemi forca politike që garantojmë drejtësinë. Ky drejtësisë i është vënë egërsisht përballë, e ka çuar drejtësinë përballë Gjykatës Kushtetuese. Nuk e çoi në Gjykatë Kushtetuese për rastin e Arben Ahmetajt. E çoi për qeverinë për rastin e Ballukut. Nuk u shqetësua, ishte shumë i egër siç thashë, po ta kisha në dorë do ta shqyja Arben Ahmetajn. Për Karçanajn del dhe e mbron. Pra, e shikoni se në ç’gjendje është kryeministri? Dhe sot për shembull, sot pikërisht qeverisja e këtij, që një qeverisje e cila është shqyer nga të gjitha anët, një tufë me rrecka që s’di ku ta kapësh. Jo më larg se sot, qyteti më i rëndësishëm turistik i vendit, Vlora, ka tre ditë pa ujë.

Me e pakta, ky kryeministër po të kishte një minimum turpi dhe serioziteti, se ka qenë dhe kaq vjet edhe deputet atje ai, edhe kryedeputet i Vlorës atje, vete në Vlorë atje shëtit në Lungomare e bën atje, do u kërkonte ndjesë vlonjatëve që unë, asnjë sistem minimal të ujit të pijshëm nuk ju bëj dot. Se për përmbytjet dihet se çfarë ndodh në Vlorë. Pra do të thotë që kemi një kryeministër që i interesojnë vetëm të mbrojë me gjoks, me të gjitha fuqitë, hajdutëritë dhe të mbrojë dhe ata që ka vënë në lëvizje që të vjedhin për llogari të tij, t’u japë kurajo dhe për një arsye shumë të thjeshtë, që ju lutem mos më nxirrni mua.

Ndërkohë, por kjo gjë është zgjidhur sepse falë hetimeve dhe përgjimeve që po vetë këta kanë bërë njëri-tjetrit, del haptazi që ky është njeriu i parë i qeverisë, i cili jep komanda se kush do i marrë tenderat. Ju e keni parë me i llaf goje, zëvendëskryeministrja Balluku tak 9, 10, 15 milionë euro sikur ishin karamele, apo të tjera gjëra, duke vajtur që nga puset e naftës që i ndante vetë atje në zyrë, e licenca kazinoje, siç e mbrojti Xhaçkën për ato aferat që janë në jug të Shqipërisë e të tjera e të tjera. Pra shikoni pra, ky është një kryeministër që thotë, hajdutët po m’i preke, t’i mbroj, ata që s’më duhen më, merrini, hajini, bëni çfarë të doni. Ja ky është portreti i Edi Ramës dhe nga dalja e sotme.

Gazetari: Por çfarë pritet të ndodhë në vijim, zoti Vasili? Pra, a mendon që do të ketë gjithmonë, ose për sa gjatë do të shkojë e gjitha kjo lloj, le të themi, tentative nga ana e kryeministrit Edi Rama për ta stërzgjatur si proces edhe për të mos e çuar deri në atë finalizimin që me sa duket është i pashmangshëm?

Petrit Vasili: Problemi është i tillë. Këto në politikë, e kanë, këto quhen, këto që po bën Edi Rama quhen përpëlitje politike. Pra ky është një njeri që përpëlitët. Sepse ju jeni gazetare për një kohë kaq të gjatë dhe përcillni informacione mediatike gjatë gjithë punës tuaj. Cili është ai njeri që ka nevojë të dëgjojë më sot çështjet edhe idiotësirat e Edi Ramës që i thotë në podkast.

Përballë ka përgjimet ku del se si ndaheshin paratë, qoftë nga zëvendëskryeministra, qoftë nga ai, Berberi, e keni parë vetë ju, apo ato që çfarë ndodhnin në zyrat e e Ergys Agasit e të tjerëve dhe se si ndaheshin paratë. Ka nevojë njeri të dëgjojë gomarllëqet e Edi Ramës? Kur e vërteta, se e vërteta ka qenë në atë kohë që kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Apo jo? Po. Nuk ishte kjo gjë që gjeti ky shef. Pse duhet ta dëgjoj unë?

Unë, qytetari, pse duhet ta dëgjoj unë? Unë dëgjoj që milionat, gjaku e djersa, që u rritet taksat njerëzve, ju dëgjuat që u rriten taksat e makinave të përdorura. Në një vend që ka një transport publik që ato autobusët përfundojnë në lanë, e përplasin e bëjnë copa me njëri-tjetrin, e dalin nga rruga, pra kur s’ka transport publik…