Përshkallëzohet konflikti/ Raketa armene godet qytetin e madh të Azerbajxhanit, dhjetëra të vdekur dhe njerëz nën rrënoja

17 tetor  2020

Një raketë goditi një zonë rezidenciale gjatë natës dhe shkaktoi viktima në Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, duke shënuar një përshkallëzim të konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur”, thonë dëshmitarët.

Një fotograf i Reuters në Ganja pa shpëtimtarë që punonin në vendin e ngjarjes të shtunën në mëngjes. Disa shtëpi ishin pothuajse të rrafshuara. Një ekskavator po pastronte mbeturinat.

Zyra e prokurorit tha se Armenia gjithashtu shënjestroi raketa në qytetin Mingechavir por që sistemi azer i mbrojtjes ajrore i rrëzoi ato.

Ministria armene e mbrojtjes mohoi pretendimin e Azerbajxhanit për bombardimin e qyteteve në Azerbajxhan dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorno-Karabakut, përfshirë Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit.

o.j/dita