25 Qershor 2023
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e quajti të rëndë situatën në qytetin e tij i cili mbrëmjen e dt. 24 qershor u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan vërshime të mëdha të ujit nëpër rrugët e qytetit.Nëna dhe fëmija i saj 5 vjeç ka humbur jetën deri tani, ndërsa dëmet pritet të jenë të mëdha.

Përmes një postimi në facebook ai kërkon ndihmë.

“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë.

Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.

Ndihma në kohë të vështira është thelbësore.

Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet” shkruan Muhaxheri.

Gazeta Shqiptarja.com