24 Qershor 2023

Breshër sa gati një top tenisi në Fushë-Arrëz.

Si pasojë e kësaj stuhie janë shkatërruar të gjitha kulturave bujqësore  si dhe në bletaria.

Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave  duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre.

“Në orët e vona të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe.

Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkatërrimin e të gjitha kulturave bujqësore të këtyre bujqve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre.

Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”-njofton bashkia Fushë Arrëz.