Përkthimi fjalë për fjalë i qyteteve të botës. –

– Udhëtimi nëpër botë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë njerëzit. Pavarësisht nëse do të preferoni të eksploroni qytetet e Europës, kulturën e Azisë Lindore apo pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, bota mbetet kryefjala e të gjithave.

E sigurisht, të vizitosh gjithë këto vende, do të thotë gjithashtu se do të përplasesh me një shumëllojshmëri gjuhësh. Fakt është se, ekzistojnë 7.106 gjuhë të ndryshme në botë, përmes të cilave mund të përkthesh një shumëllojshmëri gjërash.

Por, për të treguar sesa të ndryshme dhe unike mund të jenë gjuhët, drejtuesit e tureve aventureske kanë studiuar emrat e 191 qyteteve më të mëdha në secilin vend të botës, për të zbuluar më pas edhe “përkthimin fjalë për fjalë” të tyre.

Gjithçka mund ta shihni duke lundruar në këtë hartë interaktive, por më poshtë gjeni edhe përkthimet.

Ndoshta do të habiteni kur të mësoni se Birmingham do të përkthehej fjalë për fjalë si “fshati i popullit të Beornmundit”, Dublini nënkupton “pishina e zezë”, ndërsa Budapesti përkthehet si “furrë uji”. Po Tirana dhe Prishtina?

Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh

Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore

Luanda (Angolë) – Taksë

Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta

Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë

Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era

Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre

Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars

Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit

Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit

Sofje (Bullgari) – Urtësi