Përkeqësohet moti, ja si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë javës se ardhshme dhe dita kur vendi ynë do të goditet nga STUHIA e fortë

27 MARS 2022

Java e ardhshme do të sjellë në vend ndryshueshmëri të situatës meteorologjike.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur. Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.

Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë.

Gazeta Sot