2 Nentor 2022

Pedagogët do të hyjnë në grevë urie nëse president iu jep garanci për jetën e tyre dhe familjarëve.

Këtë bëri me dije kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaci u shpreh se nëse e marrin garancinë, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria nuk i plotëson kërkesën për rritjen e pagave.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është cështje që i takon të gjithëve”, tha Kovaçi.

Gazeta Shqip