Pas variantit Delta në Përmet! Shqipëria nuk gjen “paqe”, shfaqet gripi i shpendëve në Fier

7 KORRIK 2021

Nga: GAZETA SHQIP

Pak më parë u njoftua se janë shfaqur dy raste me simptoma të ngjashme të variantit të ri Delta dyshohet se janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një studentë të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë. Duket se vendi unë nuk gjen “paqe”, pas këtij lajmi në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull të Fierit është shfaqur gripi i shpendeve.

Janë konstatuar dhe asgjësuar 120 krerë të prekur me grip shpendësh mes të cilave 70 pula fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. 30 shpendë kishin ngordhur më herët si pasojë e sëmundjes.

Pas identifikimit të gripit të shpendëve, 120 krerët e prekura janë asgjësuar në një gropë dy metra, pas miratimit të një “varreze” për groposjen e shpendëve në fshatin Adë larg qendrave të banuara.

Ndërkohë është bërë edhe dezinfektimi i fermës. Autoritetet kanë nisur kontrollet në disa pulari në zonë, duke marrë kampione shpendësh.