Pas paralajmërimit të ministrit, nis furtuna në Policinë e Shtetit, pezullohen shefat e Komisariateve dhe disa efektivë. Zbardhen arsyet

24 NËNTOR 2020

Janë pezulluar nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore.

Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor. Ndërkohë, që nga fillimi i vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit.

Gazeta Sot