25 Shtator 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur krye bashkiakun e Kolonjës Erion Isai.

Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera dhe ankande publike.

Kryebashkiaku i Kolonjës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes.

I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2023.