“Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit”. –
Butrinti, pasuri botërore e UNESCO-s.Një nga vendet më të bukura që mund të vizitohen në Europë. Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë.Butrinti u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Butrinti është një vend magjik. Atmosfera e tij speciale është krijuar nga kombinimi i arkeologjisë me natyrën që nuk gjendet asgjëkund në Mesdhe. Qendra e Butrintit është vendosur në një kodër të vogël, rrethuar nga ujërat e liqenit të Butrintit dhe kanalit të Vivarit i cili bashkon liqenin me ngushticën pranë. Në jug Butrinti shtrihet në një distance që asgjë nuk ta shqetëson syrin veç disa fshatra të vogla shqiptare. Në veri dhe në lindje liqeni dhe toka rrethohen nga male të larta.

Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në perëndim. Butrinti është përshkruar si një botë e vogël e historisë së Mesdheut. Ky vend ka qenë e pushtuar vazhdimisht që nga shekulli i 8-të Para.Kr. Nga vendosja e tij strategjike Butrinti ka figuruar në historinë e Mesdheut që nga lufta e parë e Peloponezit në shekullin e 5-të P.Kr gjer në luftërat e Napolonit në shekullin e 19-të . Monumentet e tij Greke, Romake, Bizantine, Anzhuinë, Veneciane ,Otomane – pasqyrojnë këtë histori të gjatë dhe komplekse.
Muri rrethues i Butrintit mbulon një sip. 16 ha duke u shtrirë akoma më tej në 24 ha që shtrihet në rrethinat antike të fushës së Butrintit mbrapa kanalit të Vivarit.

Përgjithësisht vendi qendror është i kompletuar nga një mbrojtje e mirë që lidh këtë pjesë. Kjo ruajtje nga vilat e izoluara si Diaporit dhe Malathrea tek vendosjet e mëdha si Çuka e Ajtoit dhe Foinike. Mungesa e zhvillimit modern në rajon ka ruajtur shumë elementë të peizazhit të këtyre vendeve antike dhe vizitorit i afrohet një rast i rrallë për të marrë arratinë nga imazhet e jetës së shekullit te 20-të dhe për të përjetuar diçka të ndryshme.