23 Tetor 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për “paketën e maleve”, duke e cilësuar atë si “një plaçkitje të madhe ndaj banorëve të zonave malore” dhe si dëshmi të “armiqësisë së Edi Ramës ndaj këtyre trevave”.Duke kritikuar qasjen aktuale të qeverisë, ai paralajmëroi se projekti “vetëm po mbjell armiqësi dhe përçarje mes njerëzve”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama për bashkëpunim me individë të lidhur me trafikun e drogës, duke i përdorur, sipas tij, për të uzurpuar pronat në veri të vendit.

Berisha: Sa i takon paketës së maleve është një plaçkitje e madhe që behet. Rama nuk mund të mbulojë me asgjë armiqësinë me zonat malore. Në 2012 ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim 8 vite nga taksat, por nuk autorizonim veten ti merrnim njeriut qoftë edhe një centimetër tokë. Çka do të thotë se ai që bënte investimin problemin do ta zgjidhte me pronarët.

Me këtë që po bën vetëm po mbjell farë e armiqësive dhe vëlla vrasjes. Unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit.

Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve shqiptarë. Ky është krim. Në 12 vite ai ka investuar në zonat e veriut, më pak se në një rreth të kategorisë së tretë në zona të tjera. Tani flet për Paketën e Maleve. Paketën e Maleve e tregoi me Thethin që u soll më keq se cdo pushtues.