11 Nentor 2025

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në Pogradec ka dalë në mbrojtje të Kevi Muçllarit, banor i fshatit Çërravë në Pogradec, i cili u arrestua pas një përplasje me një nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Pogradecit.

Përmes një video-mesazhi, Lapaj tha se konflikti ndodhi pasi këshilli bashkiak mori vendim që kullotat e fshatit t’ia jepnin një kompanie private.

“Me paketën e Maleve pronat nuk do të jepen në përdorim por në pronësi, atyre njerëzve që sigurisht nuk do të jeni ju, por si do ti japin me një euro, vetëm me 1 euro.

Sipas nenit 6, pika 2 e paketës së Maleve shkruhet se dy nga mënyrat që dikush mund të marrë malin e fshatit tënd janë duke paraqitur një fotografi të atij që e vërteton se ai ka lidhje me malin ose dëshmi të njerëzve të tjerë që konfirmojnë përdorimin e tij për të paktën 10 vite”, thuhet në mesazhin e Lapajt.