Dollia mokrare, tradita e vjetër që ruan identitetin kulturor të Pogradecit…

9 Gusht 2026 Dollia mokrare është një nga traditat e hershme të zonës së Pogradecit, e lidhur me mikpritjen, sofrën dhe ceremonitë tradicionale të banorëve të kësaj treve. Kjo traditë përcillet brez pas brezi dhe vijon të mbajë gjallë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të zonës së Mokrrës dhe Pogradecit. Dollia shoqëronte takimet […]

Kurt Farka on August 9, 2026

“Po digjet qyteti!”/ Situatë dramatike në Krujë, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

9 Korrik 2025 Nga Ballkanweb Sipas lajmit të mbrmshem  08 Gusht, 2026 22:20. Situata paraqitet tejet dramatike në Krujë, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe qytetarët. Sipas raportimeve të qytetarëve pranë BalkanWeb, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në disa zona dhe flakët kanë […]

Kurt Farka on August 9, 2026

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: – Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

8 Gusht 2026 Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi një shkrim ku paralajmëronte për rikthimin e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, gjithçka nisi nga një […]

Kurt Farka on August 8, 2026
Featured Dollia mokrare, tradita e vjetër që ruan identitetin kulturor të Pogradecit…

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023