25 Shkurt 2024

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, është përfshirë në një seri skandalesh dhe vijon të jetë nën hetim në vendin e saj.

Kjo ka ndodhur për shkak të akuzave për shantazhe që 29-vjeçarja u ka bërë ish-partnerëve të saj, me qëllim zhvaten dhe përfitimin.

Mediat në Kosovë shkruajnë se ajo ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, me të cilët fillimisht e reja ka krijuar lidhje intime.

Viktima të këtyre shantazheve kanë qenë bisnesmenë shqiptarë dhe një gazetar, me të cilin dyshohet kishte lidhje jashtëmartesore.

Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet Berisha i ka bërë në bashkëpunim.

Ajo ka mbështetje nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në një marrëdhënie me të.

Telashet për ish-misin nisën pas përplasjes me Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah se Berisha i kërkonte biznesmenit me shantazh mbi 100 mijë euro para “cash”.

Ajo e kërcënoi me publikimin e fotografive dhe video-incizimeve intime të tyre.

Ish i dashuri biznesmen kishte paguar ndërkohë blerjen e një veturë luksoze (në vlerë të rreth 70 mijë euro).

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia tashmë në dyert e Gjykatës.

Gazeta Dita